INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rritet numri i fëmijëve dhe adoleshentëve që preken nga hipertensioni [VIDEO]

Publikuar më: 17:18 21-08-2017

Gjithnjë e më shumë fëmijë dhe adoleshentë po preken nga  një presion anormal i gjakut. Ky është rezultati i një studimi të gjerë amerikan bazuar në të dhënat vjetore të vizitave të shëndetit të realizuara tek fëmijët. Akademia Amerikane e Pediatrisë ka paralajmëruar për rrezikun që u kanoset fëmijëve dhe adoleshentëve ndërsa ka lëshuar edhe disa udhëzime. Presioni i lartë i gjakut është kryesisht një gjendje "e heshtur", pa simptoma të dukshme. Megjithatë, mund të ketë pasoja afatgjata shëndetësore, duke përfshirë sëmundjen kardiovaskulare. Komiteti i studiuesve shqyrtoi rreth 15,000 artikuj të fokusuar në diagnozën, vlerësimin dhe menaxhimin e hershëm të tensionit të lartë të gjakut në fëmijët dhe adoleshentët. Rreth 3.5% e të gjithë fëmijëve dhe adoleshentëve në Shtetet e Bashkuara kanë hipertension.  Sipas studiuesve në të kaluarën, përqindja e fëmijëve të diagnostikuar me tension të lartë ishte më e ulët, 1% deri në 2%". Sipas tyre shkaku i hipertensionit varet edhe nga grupmosha, për shembull tek foshnjat dhe fëmijët shumë të vegjël shkak themelor mund të jetë sëmundja e veshkave ndërsa te fëmijët e moshës shkollore dhe adoleshentët, ka më shumë gjasa që hipertensioni të jetë primar, duke mos pasur një problem specifik. Por ajo që studiuesit e thonë me siguri është fakti se mbipesha kontribuon në presionin e lartë të gjakut.

Article Logic
Execution time: 0.0036859512329102