INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëshqitje dherash, pallati në Gjirokastër rrezikon shembjen [FOTO]

Rrëshqitje dherash, pallati në Gjirokastër rrezikon shembjen [FOTO]

Publikuar më: 12:18 04-02-2018

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin ditët e fundit kanë shkaktuar probleme të shumta në shumë prej qyteteve. Një nga situatat më të rënda është paraqitur në Gjirokastër ku një pallat në lagjen ’18 Shtatori’ rrezikon shembjen.

Një masiv prej qindra metër kub rrëshqiti mbi pallat duke shkaktuar plasaritje të mureve ndërsa niveli i dheut ka arritur deri në katin e 3 të pallatit.

Rrëshiqtja nisi mbrëmjen e djeshme ndërsa banorët u detyruan të dilnin nga banesat e tyre.

Një pjesë e madhe e kateve të para të pallatit është i mbuluar nga uji.

Sipas specialistëve,  shkak për rrëshqitjen e tokës janë bërë reshjet e dendura të shiut.

Mësohet se pallati 12-katësh ka lëvizur nga themelet e tij.

Pas dhënies së alarmit nga vetë banorët, ai u rrethua nga ana e policisë, që bëri edhe evakuimin e tyre. Në pallat jetojnë 25 familje.

Askush prej banorëve nuk lejohet më të hyjë në pallat deri në një njoftim të dytë nga autoritetet përkatëse.

2.PNG

3.PNG

1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668