INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëqethëse, foto reportazh nga burgu i torturave në Tepelenë [FOTO]

Rrëqethëse, foto reportazh nga burgu i torturave në Tepelenë [FOTO]

Publikuar më: 15:08 24-08-2018

Kampi çnjerëzor i Tepelenës, i cili funksionoi në vitet 1945-1953 izoloi rreth 3 mijë familje të kundërshtarëve politikë të regjimit diktatorial, të arratisurve dhe dezertorëve. Aty mijëra njerëz, më së shumti gra e fëmijë vuajtën mungesën e ushqimit, punën e rëndë dhe lënien në mëshirë të sëmundjeve. Disa nga kujtimet e mbledhura nga studiuesit pas rënies së komunizmit tregojnë se si qindra fëmijë vdiqën si pasojë e mungesës së ushqimeve dhe ilaçeve.

lek-previzi-1-1.jpg

Në fund të vitit 1953 kampi i Tepelenës u mbyll, por fama e tij e keqe vazhdon të jehojë në kujtimet e lëna nga të mbijetuarit dhe nga përpjekjet e familjarëve të tyre për gjetjen e eshtrave të të vrarëve dhe dënimin e përgjegjësve.

Gati dy dekada pas rënies së regjimit diktatorial, Shqipëria ende nuk është përballur me të shkuarën, duke zbehur shpresat e ish të persekutuarve të asaj kohe për vënie të drejtësisë në vend.

Më 23 gusht, në Ditën Memorial të Tepelenës, qindra persona, mes tyre ish të përndjekur dhe të mbijetuar përkujtuan viktimat e viteve të errëta të regjimit komunist në zonë.

kampi-i-tepelenes-4-600x360.jpg

kampi-i-tepelenes-3-600x360.jpg

kampi-i-tepelenes-2-600x360.jpg

kampi-i-tepelenes-1-600x360.jpg

kampi-i-tepelenes-19-600x360.jpg

kampi-i-tepelenes-21-600x360.jpg

kampi-i-tepelenes-22-600x360.jpg

kampi-i-tepelenes-20-600x360.jpg

kampi-i-tepelenes-15-600x360.jpg

kampi-i-tepelenes-8-600x360.jpg

kampi-i-tepelenes-5-600x360.jpg

/birn/

 

Article Logic
Execution time: 0.0023360252380371