INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rregulli i ri Pushuesit britanikë duhet të paguajnë vizën prej 10 paundësh për të vizituar vendet e BE [VIDEO]

Rregulli i ri Pushuesit britanikë duhet të paguajnë vizën prej 10 paundësh për të vizituar vendet e BE [VIDEO]

Publikuar më: 14:54 14-11-2016

Be-ja është duke diskutuar për të futur një version të programit të heqjes se vizave të SHBA. Pushuesit në Mbretërinë e Bashkuar mund të detyrohen të paguajnë 10 paundë për një vizë që të lejohen të vizitojnë vendet e tjera të BE dhe kjo është pjesë e një operacioni sigurie.

Udhëtarët ndërkombëtarë kur i drejtohen SHBA-ve, zakonisht kanë të nevojshme një vizë por tani duhet të aplikojnë për një autorizim udhëtimi elektronik i njohur si Esta.  Kjo kushton rreth 10 paundë   dhe BE-ja mund të fusë një skemë të ngjashme.

Shefat e BE-së duan të fusin një skemë të tillë për të ndihmuar në identifikimin e terroristëve që kalojnë kufirin.

Ky rregull do të zbatohet për personat  që futen në zonë Shengen e cila përjashton Mbretërinë e Bashkuar.

Rregulli i ri  do të vijë në ndihmë për të mësuar më shumë rreth personave që planifikojnë për të ardhur në BE, në mënyrë që të mos ketë shumë pikëpyetje për sigurinë e vendit.

Aktualisht mbajtësit e pasaportave britanike mund të udhëtojnë në të gjitha shtetet anëtare pa pasur nevojë të aplikojnë për viza afat-shkurtër të çdo lloji.

Ndërsa propozimet për Esta, janë thirrje për një siguri më të madhe në vend marrë shkak edhe nga aktet   terroriste që u bënë në Paris.

Ka një numër të elementeve në zemër të kësaj detyre;  luftimi i terrorizmit,  por jo  vetmëm. Edhe krimi kibernetik dhe sulemt e tjera të rënda që mund të organizohen.

Gjithashtu BE-ja po punon për një Internet Service Provoiders për të trajtuar  ISIS-in dhe materialet e tyre të pakëndshme.

Duke qenë se Shteti  Islamik dhe disa agjemntë të saj po punojnë [ër të përhapur mesazhin e tyre dhe radikalizojnë individët, po punohet kundër kësaj. 

Article Logic
Execution time: 0.0033102035522461