INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfimi i Presidentit Bujar Nishani në studion e KafeIN, ‘Qeveria ka fytyrën e Taulant Ballës’ [VIDEO]

Rrëfimi i Presidentit Bujar Nishani në studion e KafeIN, ‘Qeveria ka fytyrën e Taulant Ballës’ [VIDEO]

Publikuar më: 16:33 15-10-2018

Bujar Nishani:

“Shumë televizion simpatik, mbi të gjitha qytetar dhe që po rritet me shpejtësi”.
Një rrëfim ndryshe i ish presidentit në studion e KafeIN tregon dhe arsyet se përse Bujar Nishani zgjodhi të rrëfehet në In TV. Politika, sporti, por dhe preferenca në radhët e shumicës ishin vetëm një pjesë e bisedës në studio. Edhe pse gëzoj postin më të lartë të shtetit nga mbështetje e partisë demokratike, Bujar Nishani tregoi se kush do të jetë e ardhmja e tij politike.
KafeIN:
“Ju e keni në plan në riaktivizim politik për një synim posti në PD”?
Bujar Nishani:
“Jo nuk jam pjesë e strukturave të PD. Unë jam produkt politik i PD, jam mbështetës i saj dhe do jem pranë saj ideologjikisht dhe do të jemi deri sa unë të mendoj që PD i mbron parimet e qendrës së djathtë”.
Megjithatë Bujar Nishani nuk kursen mbështetjen ndaj lidershipit demokrat.
Bujar Nishani:
“Unë do të jem në mbështetje të lidershipit të PD, për aq kohë sa unë të jem i bindur që lufton dhe përpiqet në parimet e qendrës së djathtë”.
Vendi është në ditë të vështira thotë me shqetësim Bujar Nishani, ndërsa përgjegjëse për të është qeveria e Edi Ramës.
Bujar Nishani:
“Varfëria po rritet çdo ditë e më shumë, siguri ka më pak, para ka më pak, shqiptarë që ikin çdo ditë e më shumë. Ky është një problem shumë i madh që ne duhet ta stopojmë. Qeveria aktuale ka dështuar aktualisht. Fakti që PS, qeveria e së majtës ka sot fytyrën e Taulant Ballës mendoj se i thotë të gjitha. Është një fotografi sa një mijë fjalë”.
Jo vetëm ekonomia por dhe gjendja e kriminalitetit është shqetësuese për Bujar Nishanin.
Sink
Bandat janë mes mexhlisit, janë në bulevardet kryesore, janë në restorantet kryesore. E nisin me kokainë në mëngjes dhe e mbyllin me verëra të shtrenjta luksi në mbrëmje. Askush nuk i shqetëson”.

Article Logic
Execution time: 0.0041680335998535