INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfimi ekskluziv i Lulzim Bashës për IN Tv. Ramës i lëshon një paralajmërim të fortë [VIDEO]

Rrëfimi ekskluziv i Lulzim Bashës për IN Tv. Ramës i lëshon një paralajmërim të fortë [VIDEO]

Publikuar më: 16:49 05-04-2018

Arsyet e protestës së opozitës, Lulzim basha i zbardhi në një intervistë për In news.

Lulzim Basha:
“E para këtu jemi mbledhur për të kërkuar lirimin e 11 të arrestuarve, që janë prova që Edi Rama ka instaluar një regjim kriminal privat. Populli vendos të ngrihet kundër padrejtësisë dhe grabitjes dhe vendos që të qëndrojë me të gjitha format dhe mënyrat siç është mosbindja civile që çdo qeveri e lidhur me krimin dhe korrupsionit është e pashpresë. Partia demokratike ka një skenar dhe një qëndrim, në krah të qytetarëve shqiptarë”.
I pranishëm në protestën e mbajtur në Vorë, ku për më shuam se 2 orë u bllokua qarkullimi kreu i demokratëve thotë se kjo është përgjigjja e vetme që mund dhe duhet të marrë rivali i tij politik, kryeministri Edi Rama.

Lulzim Basha:

“Hapi i radhës i Partisë Demokratike dhe opozitës do të jetë në krah të qytetarëve dhe vendimeve që qytetarët do të marrin për ti dhënë formë mosbindjes civile, refuzimit të grabitjeve dhe padrejtësisë.
Pyetje:
A është opsion bojkoti dhe djegia e mandateve?
Lulzim Basha:
“Asgjë nuk përjashtohet por vendimi i opozitës tani është të jetë në krah të qytetarëve, siç është ky i sotmi”.

Nisja e mosbindjes civile përkoj me ditën kur mbahet seanca kuvendore, por Lulzim Basha thotë se do të donte që të ishte në sallën e Kuvendit vetëm për një arsyeje.

Lulzim Basha:
“Do të doja të isha dhe unë në parlament por natyrisht midis Parlamentit dhe të qëndruarit në krah të qytetarëve kam zgjedhur këtë të dytën. Në Parlament doja të isha për një arsye të vetme për të votuar për dënimin e Edi Ramës për gjuhën prej rrugaçi që përdori përpara një jave”.
Kreu i opozitës hodhi akuza ndaj kryeministrit se po asgjëson të gjitha institucionet publike. Por ndërsa vendi është në prag të vendimit mbi çeljen e negociatave Basha u shfaq i hapur për dialog politik.
Lulzim Basha:
“Edi Rama jo vetëm që ka asgjësuar çdo premisë për dialog politik por ka shkatërruar dhe të drejtat kushtetuese të opozitës.
Por a ka më besim tek dialogu me Edi Ramën, Lulzim Basha ka këtë përgjigje.
Lulzim Basha:
“Nuk i kam besuar asnjë herë dhe nuk i besoj as sot”.

 

Article Logic
Execution time: 0.004065990447998