INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfeu se e kishin ngacmuar seksualisht, vajza e njohur e showbizz-it shqiptar fiton 9.5 milionë dollarë [FOTO]

Rrëfeu se e kishin ngacmuar seksualisht, vajza e njohur e showbizz-it shqiptar fiton 9.5 milionë dollarë [FOTO]

Publikuar më: 18:09 14-12-2018

Aktorja shqiptare, Eliza Dushku e cila jeton dhe zhvillon karrierën e saj në Amerikë ka fituar 9.5 milionë dollarë prej disa akuzave seksuale.

Në mars të 2017, ajo pranoi të punonte për dramën "Buffy the Vampire Slayer", ku do bënte një rol kryesor në tre episode.
Një shkrim nga "The New York Times" ka zbuluar se ylli i shfaqjes, Michael Weatherly kishte sjellje ngacmuese.

Gjatë xhirimeve, Eliza është ndjerë keq nga disa komente të cilësuara si seksuale nga aktori Michael Weatherly, i cili kishte po ashtu një rol në dramën televizive.

Për këtë arsye, Eliza foli me shkrimtarin e serialit në televizionin "CBS", Glenn Gordon Caron, i cili nuk i dha zgjidhje, por e hoqi nga shfaqja.

Të gjitha akuzat e Eliza Dushkut u konfirmuan dhe më pas u dëmshpërblye me 9.5 milionë dollarë, gjithë shuma që do të kishte fituar nëse do të punonte gjatë 4 sezoneve në dramë.

eliiiizzz.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0036728382110596