Taulant Xhaka, mesfushori i Kombëtares shqiptare, në një intervistë të dhënë për median zviceriane “Blick Sport”, ka sqaruar se ai nuk është penduarpër zgjedhjen e tij mes Kosovës dhe përfaqësues shqiptare.
“Jo une nuk jam penduar për zgjedhjen time dhe më vjen shumë mirë për Kosovën. Ata janë duke bërë mirë dhe kanë eufori dhe talent të madh”, është shprehur Xhaka.
Në Botëror Xhaka është rrëfyer se ishte me Zvicrën dhe në ndeshjet me Brazilin e Serbinë priste fitoret, ndërsa në ndeshjen me Suedinë ekipi nuk ishte shumë mirë.
“Për festimin me shqiponjë nuk dua të flas sespe është folur shumë”, ka thënëXhaka i pyetur për festimin që bëri Shaqiri dhe vëllai i tij ndaj serbëve.








10 Dec 2025 





