Nëna e aktorit, që i shpëtoi një atentati me pagesë mbrëmjen e së enjtes, tregon se çështja për të cilën donin ta vrisnin ishte mbyllur.
Fatmira Manoku ka zbuluar në intervistën për panorama se i biri do të bëhet shumë shpejt baba.
Sipas saj, e dashura e djalit është pronare e një hoteli, dhe bashkë kanë disa vite të lidhur. Ajo tani është shtatzënë dhe shumë shpejt do të sjellë në jetë fëmijën e Mishelit.
“Misheli ka qenë sëmurë dhe pasi u shërua ishte pushim. Nuk po merrej me asgjë. Ka një të dashur që është shtatzënë. Pra, djali im së shpejti do të bëhet baba”, tha Fatmira.