INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfehet magjistari i magjisë së zezë: Çfarë na kërkojnë njerëzit dhe kur duhet sperma e viktimës ...

Rrëfehet magjistari i magjisë së zezë: Çfarë na kërkojnë njerëzit dhe kur duhet sperma e viktimës ...

Publikuar më: 17:48 01-08-2018

Akoma ka njerëz që e njohin sekretin e saj dhe të cilët janë të gatshëm, natyrisht, për interes financiar, që shërbimet e tyre t’i vendosin në dispozicion të të interesuarve.

Me ndihmën e “forcave të errëta”, ata besojnë në plotësimin e dëshirave të klientëve, duke ju sjellë atyre, qoftë fat në biznes, në dashuri etj, apo edhe për ta shkatërruar kundërshtarin.

Në një fshat të vogël, jo fort larg Londrës, në mënyrë legale merret me “magji te zezë” Danile Suginham, që i ka kaluar te ’70-at. Ai e ka çmimin e caktuar, me të cilin saktësisht dihet tarifa e së keqes që duhet bërë.
Ai thotë:

Secili nga ne, që në zemër kultivon urrejtje ndaj dikujt ose diçkaje, duhet ta zbrazë atë nga vetja, në qoftë se nuk dëshiron të ketë probleme psikike. Unë vetëm i ndihmoj që ta bëjnë atë. Pra, në të vërtetë, unë ia shëroj shpirtin dhe me këtë bëj një gjë të mire".
Sikurse magjistarët e tjerë, ashtu edhe ai, punon natën, duke u shërbyer me kukulla të ndryshme, të cilat i punon vetë nga pjesë të rrobave të vjedhura nga viktima e ardhshme. Në qoftë se bëhet fjalë për ndonjë mallkim më të rëndë, atëherë kërkon ndonjë pjesë të trupit, si flokë, thonj ose lëkurë.

Ndërsa për raste të rënda, të cilat thotë se ka pasur pak dhe të gjitha kanë qenë një sukses, ai kërkon gjakun ose spermën e viktimës.

Suginhami shprehet:

Duhet që dikë ta urrejmë me gjithë zemër që magjia të ketë efekte sa më të mëdha, sa më të fuqishme. Sa më e madhe të jetë urrejtja, aq më e suksesshme është edhe magjia, sepse unë me forcat e mia të errëta shërbej vetëm si lidhje midis urrejtjes, të cilën klienti im e mban në vete, dhe viktimës. Unë urrejtjen nuk e prodhoj, por atë e transferoj.".
Ndryshe nga kolegu i saj, Suginhami, i cili porositësit e vet i lejon të marrin pjesë në ritualet e errëta të “magjisë se zezë”, Barbara Fovyt këtë nuk e lejon, sepse, thotë që klientët e saj nganjëherë largohen nga dhoma ku mbahet ritualo duke vrapuar e bërtitur të frikësuar nga ajo që kishin përjetuar. Kështu gruaja duhej ta përsëriste të gjithë ritualin që nga fillimi.

Ajo shton:

Kjo është e kuptueshme, sepse nuk mund të qëndrojë njeriu i qetë me atë që ndodh në dhomë gjatë ritualit, ku paraqiten demon me fytyra të ndryshme trishtuese, që fluturojnë nëpër dritare dhe dëshirojnë të hyjnë brenda. Pastaj, kur ndodh paraqitja e tymit dhe zërave të ndryshëm, të cilët dëgjohen qartë në rrethin e “magjisë së zezë”.
Lidhja

Gazetari holandez Gordon Stephenny mendonte se kjo është një lidhje mes magjistarëve të “magjisë së bardhë” dhe atyre të “magjisë së zezë”, për përfitime materiale, ku të dy palët do të fitonin nga naiviteti i palëve.

Ai për këtë shkroi edhe fejtone, në të cilat i vërtetonte thëniet e tij dhe paralajmëronte se kërkimet për zbulimin e fakteve më bindëse do të vazhdojnë. Por, mjerisht, nuk pati rastin, sepse e gjetën të vdekur me jashtëqitjen e vet në gojë.

Policia nuk arriti ta zbulojë kurrë rastin, ndërsa të orientuarit nga ceremonitë e ërreta thoshin se Stephenny ishte viktimë e një rituali të tillë, ku janë thirrur forcat e errëta. Për ceremonitë e errëta dhe mallkimet e “magjisë së zezë” në kohen tonë edhe nuk do të dihej aq shumë po të mos shkruhet ndonjë artikull apo të mos bëhet ndonjë emision televizive për rastet tmerruese që janë në kufij të imagjinatës së bujshme. Ja disa raste tipike, që flasin për keqpërdorimin e magjisë së zezë nëpër sekte të ndryshme, të përhapura në mbarë rruzullin tokësor.

Anton Szandor LaVey (11.04.1930 -29.10.1997), gjatë një rituali të “magjisë së zezë”. LaVey është themelues i organizatës “Church of Satan” (Kisha e satanit), të cilën e themeloi më 30.04.1966 në San Francisko të SHBA-ve. Kjo organizatë internacionale, zyrtarisht është e njohur dhe e regjistruar si Kishë nga organet amerikane dhe është prezantuese e “Satanic Bible” (Biblës satanike), e cila, po ashtu u kodua nga LaVey.

Sektet

Ata të cilët patën sukses të ikin nga “kthetrat” e sekteve që aplikonin rituale të errëta, flasin me tmerr të veçantë për sjelljet e magëve të zi dhe të adhuruesve të tyre. Marion Paula është njëra aga ata. Ajo ishte gjashtë vjet anëtare e një sekti të tillë. Pas largimit nga ky sekt përfundoi në klinikën psikiatrike me lëndime të rënda psikike, duke lënguar nga halucinacionet dhe skizofrenia e përhershme.

Rasti i saj është interesant. Ajo, pasi njoftohet me grupin, bëhet e varur prej tyre. Largohet nga shkolla dhe familja dhe u bashkangjitet atyre. Ata e shfrytëzojnë maksimalisht, duke e torturuar dhe shfrytëzuar seksualisht për ritualet e tyre të erreta. E kur fizikisht dhe psikikisht bëhet e paaftë, ata e hedhin në rruge si të panevojshme.

Në deklaratat e saj në polici dalin në dritë edhe shumë tmerre tjera që ajo i kishte përjetuar.

Ndër to, kujton:

Një anëtare e grupit, e cila ishte shtatzënë, pasi e lind fëmijën (djalë), pranon ta bëjë viktimë të ceremonialit të forcave të errëta. E ther fëmijën e saj dhe të gjithë të pranishmit pinë gjakun e njomë të fëmijës së porsalindur”.
Policët, që merrnin në pyetje Paulën, pranojnë se kurrë në jetën e tyre nuk kishin dëgjuar raste më të tmerrshme dhe më trishtuese se sa ky, nga kjo vajzë, e cila edhe vet kishte pirë atë gjak.

Ceremonialet e tyre ishin të mbushura përplot me histeri kolektive, orgji seksuale si dhe viktimizimin e minjve, qenve, maceve, gjelave etj. Gjëra të lemerishme janë bërë edhe në disa sekte të Berlinit, qytet i cili, sipas dëshmive, në vitet e ’20-ta, ishte qënder e okultizmit evropian. Në një ndër sektet, anëtarët përshëndeteshin çdo natë mes tyre, duke e puthur njëri-tjetrin në prapanicë.

Sa më e felliqur, kundërmuese, që është e mundur të bëhej ceremonia, aq më i madh ishte edhe suksesi, thoshin anëtarët e këtij sekti. Për këtë arsye është përdorur edhe “nevoja e madhe” si dhe gjëra të tjera që flasin për një logjikë absurde.

Stephanie Wickers, 37 vjeçare me vendbanim në Londër, mbi dhjetë vjet është anëtare e një sekti satanist qe merret me “magji të zezë”.

Ajo rrëfen:

Pacientët tanë janë njerëz afarist. Kërkojnë nga ne që me anë të forcave të errëta të ndikojmë në suksesin e tyre, e njëkohësisht, edhe t’ua shkatërrojmë konkurrencën. Njëri nga ata e leu të gjithë dhomën me ngjyrë të zezë dhe qenin e vet e viktimizoi që në altarin tonë të rridhte gjak i freskët. Me atë punë, me të cilën merrej ai person, arriti të bëhej milioner”.
Anëtarët e këtij sekti, nëpër mure e dysheme vizatonin simbole magjike, ndiznin qirinj, e si altare, përdorin trupin lakuriq të një vajze të re.

Stephanie. përfundon duke thënë:

Mbi të kryenim rituale dhe rreth saj bënim orgji që ta fuqizojmë forcën e magjisë.".
Gisella Paucher nga Gjermani, anëtare e një e sekti në Gelsenkirchen, rrëfen:

Duhej të isha e qetë derisa më ushqenin me ushqime teëpaketuara me lloj-lloj mbeturinash: pjesë të merimangave, të gjarpinjve, të bretkosave etj. Duhet të isha e duruar dhe të mos bëja zë derisa me futnin në vaginë një bri të ngjyrosur me ngjyrë të zezë. Nuk guxoja të lëshoja zë, as kur më rrihnin me litarin e marrë nga varrezat. Në qoftë se do të qaja apo bërtisja, i gjithë rituali përsëritej nga fillimi e unë isha e dënuar me tortura, nga të cilat më pëlciste lëkura dhe më rridhte gjak”.

Medlena Stillicker tregon:

Udhëheqësi ynë (quhej Hans) i shponte me gjilpërë viktimat (shtazët) dhe neve na detyronte të pinim gjakun e tyre e pastaj duhej që dikujt t’i bëjmë magji. Kur i bëmë magji një mjeku, i cili refuzonte të martohej me një grua njëzet vjet më të vjetër, aq shumë e munduam, sa që më në fund bëri vetëvrasje.
Nga ai rast “m’u hapën” sytë dhe vendosa të largohem përgjithmonë. Edhe pse më nuk marr pjese në ceremonitë e tyre dhe e kam ndërruar vendbanimin, prapë nuk më lënë të qetë. Mezi mbrohem nga sulmet e tyre psikike”.

Article Logic
Execution time: 0.0021340847015381