INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfehet Jennifer Lopez për herë të parë: Viktimë e ngacmimeve seksuale

Rrëfehet Jennifer Lopez për herë të parë: Viktimë e ngacmimeve seksuale

Publikuar më: 21:54 16-03-2018

Së fundmi “ Time's Up” drejton një thirrje për viktimat e këtyre veprimeve, të cilët zgjedhin të heshtin. Personazhe të njohur si Salma Hayek, Ashley Judd apo shumë të tjerë kanë ngritur zërin dhe kanë thyer heshtjen për të dhënë edhe një mesazh të fortë ndaj këtyre abuzimeve.

Në mbështetje të kësaj kauze është edhe Jennifer Lopez, ajo ka ndarë me publikun historinë e saj. Gjatë një interviste me prestigjozen ‘Harper's Bazaar”, këngëtarja tregoi: "Unë nuk jam abuzuar ndonjëherë në mënyrën se si ka ndodhur me disa gra, por edhe mua më ka ndodhur. Një regjisor më ka kërkuar të zhvishem para tij, por unë nuk e kam bërë një gjë të tillë. Ishte një nga filmat e mi të parë, por e dija që nuk do të ishte më i miri, isha shumë e tronditur, nuk dija si të veproja, më dukej sikur po mbytesha."

Mesa duket ajo ka vendosur të flasë kundër kësaj sjellje të pa tolerueshme.

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715