INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfehet Albano Bogdo: ‘Fama më bëri të tillë, pija dy shishe alkool në ditë’

Rrëfehet Albano Bogdo: ‘Fama më bëri të tillë, pija dy shishe alkool në ditë’

Publikuar më: 14:01 21-02-2018

Humori i tij është vërtet në nivele të larta dhe nuk ngatërrohet me asnjë aktor të showbizzit shqiptar.

E mori famën në skenën e apartamentit “2XL” me batutat e tij spontane që kanë bërë shumë persona të qeshin.

E kemi fjalën pikërisht për aktorin Albano Bogdo i cili në dukje shumë i suksesshëm në skenën artistike por me disa probleme në jetën personale.

Së fundmi Albano ka qenë i ftuar në emisionin “Rreze Dielli” ku ka treguar më shumë nga jeta e tij.

“Për rreth tre vjet e gjysmë jam kuruar dhe vazhdoj të kurohem sepse më zë paniku dhe ankthi. Unë, që t’i bija shkurt, zgjodha pijen dhe jetën e shfrenuar. Pija 2 shishe alkool në ditë dhe kjo zgjati për afro një vit e gjysmë-dy vjet. Tani më duket sikur më zënë mallkimet e 300-400 njerëzve që kam lënduar.”-është shprehur aktori i humorit, i cili deklaroi më tej se prej këtij problemi ai ishte ndarë dhe nga e fejuara.

Megjithatë, siç u shpreh aktori, që prej qershorit të 2016-ës, ai i ka ndërprerë marrëdhëniet me alkoolin për tu përmirësuar nga ana shëndetësore, ai ka falenderuar publikisht edhe mjekët që e trajtojnë. Aktori i njohur u shpreh se shkak për gjendjen e tij ishte bërë fama.

xd_aw34.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0041000843048096