INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rozana Radi shpallet fituese e

Rozana Radi shpallet fituese e "Kenga Magjike 2016" [VIDEO]

Publikuar më: 01:11 11-12-2016

Sapo ka përfudnuar edicioni i i festivalit Kënga Magjike.

Konkurenca këtë vit ishte e madhe ji vetëm mes këngëtarëve Big por edhe zërave të rinj.  Përvec  cmimit “Best artist on web” , Rozana arriti të triumfojë mbrëmjen e sotme me këngën “Ma thuaj ti” duke rrëmbyer edhe cmimin e madh në këtë festival.

Ngriti jo vetem të gjithë meshkujt në këmbë pas interpretitmit të parë, por edhe herën e dytë gjithë sallën, duke i bashkuar në mesazhin që përcjell kënga; kundër dhunës ndaj gruas. Me muzikë nga Elgit Doda dhe me vargje nga vetë ajo, Rozana Radi shpallet fituesja e këtij edicioni të Këngës Magjike. Përmes emocioneve këngëtarja ka falendruar prindërit,  kolegët, publikun dhe kompozitorin e këngës Elgit Dodën. “Ka shumë vite që e pres këtë cmim””, tha Rozi.

Ndërkohë fituese e cmimit të dytë  dhe “Best Balade” u shpall Arilena Ara me këngën “”Nëntori”.

Cmimi i tretë dhe ai i interpretimit u fitua nga Anxhela Peristeri. 

Article Logic
Execution time: 0.0045340061187744