INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Roza Lati tregon propozimin ideal që do donte për martesë, e ndërpret Rita dhe i kthehet: Na cave…

Roza Lati tregon propozimin ideal që do donte për martesë, e ndërpret Rita dhe i kthehet: Na cave…

Publikuar më: 23:33 26-02-2020

Roza dhe Rita Lati janë ndër figurat më të këndshme dhe më karizmatike të ekranit. Ato padyshim kanë një marrëdhënie perfekte që çdokush i ka zili. Të dyja, nënë e bijë kanë qenë të ftuara këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të folur se pse deri më tani kanë refuzuar që t’i drejtohen martesës. Në një moment të bisedës, Roza është pyetur se si e ëndërron propozimin ideal për martesë, por nuk e ka përfunduar dot deri në fund pasi ka ndërhyrë e ëma, Rita Lati.

“Do të doja valët e detit, do të doja gjethet e palmave që pushpurisin. Do të doja shampanjë, shalqi, luleshtrydhe”, po tregonte Roza Lati, e cila u ndërpre nga e ëma, Rita Lati duke i thënë “na çave trapin”.

Kjo ka shkaktuar shumë të qeshura të studio.

Article Logic
Execution time: 0.0038058757781982