INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Roza Lati emocionon me këtë dedikim për të atin: Gjithë jetën do më ndjekë figura jote ... [FOTO]

Roza Lati emocionon me këtë dedikim për të atin: Gjithë jetën do më ndjekë figura jote ... [FOTO]

Publikuar më: 19:50 13-10-2018

Roza Lati gjithmonë ka treguar se në zemrën e saj ka një vend bosh, pasi gjithmonë ka ndjerë mungesën e të atit. Babai i moderatores është ndarë nga jeta disa vite më parë, kur Roza ka qenë në moshë të vogël. Pavarësisht kësaj ajo e ka kujtuar shpesh dhe nuk ka nguruar të flasë publikisht për të. Ditën e sotme babai i saj do të festonte 68-vjetorin e lindjes dhe për këtë arsye ajo ka shkuar pë vizitë në varreza. Me anë të një dedikimi shumë prekës, Roza ka treguar sa shumë i mungon dhe çfarë ka trashëguar prej tij.

“Nuk mbaj mend shumë nga ty.. Por mbaj mend që pranë teje.. ndihesha e mbrojtur nga çdo gjë. Di që nga ty kam marr krenarinë e tepruar. Fiksimin për pastërtinë. Nervin për ta bërë diçka si dua unë deri në fund. Nuk dorëzohem siç nuk dorëzoheshe ti derisa sakrifikoj dhe shëndetin tim. Dua kafshët si ty. Dua kuajt dhe shoh dokumentarë me kuaj si ty. Deti… dua detin si ty… notoj si ty. Jam e egër si ty. Jam shpirt i lirë dhe e çmendur si ty. Te dua bab… gjithë jetën do më ndjek figura jote… sepse ah dreqin… të ngjaj kaq shumë!”, – ka shkruar Roza në postimin e saj.

43820689_509120529566505_1589191906597741534_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033700466156006