INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Roza Lati e pakënqur më këtë ndërhyrje estetike në trup, kërkon ta bëjë sërish [FOTOVIDEO]

Roza Lati e pakënqur më këtë ndërhyrje estetike në trup, kërkon ta bëjë sërish [FOTOVIDEO]

Publikuar më: 12:22 01-06-2017

E ftuar mbrëmë në emisionin “Top Show”  ka qenë edhe Roza Lati.

Moderatorja dallohet për tipin pa komplekse ndaj edhe nuk ka ngurruar të flasë hapur edhe për ndërhyrjet estetike që ka bërë në trup. Madje më hapur se kurrë dhe këtu kujtojmë se është nga të paktët persona publikë që i pranojnë këto ndërhyrje.  29 vjeçarja është shprehur se buzët i ka bërë  kur ishte vetëm 21 vjeç dhe është penduar duke pranuar se veprimi  që ka bërë nuk ishte gjëja e duhur.

“Buzët i kam bërë kur isha vetëm 21 vjeç, me këto shiringat e frikshme dhe jo në klinikë, por në një sallon bukurie. Zonja që më bëri ndërhyrjen,  para ndërhyrjes më tha: “Do të të bëj një buzë që kur ti të hysh në lokal, mos të kthehen të gjithë sytë nga ty dhe të thonë “uaa, sa buzë të bukura, por të thonë sa të bukur i paska sytë kjo goca, pastaj të ulin sytë më poshtë dhe të thonë “po edhe buzët i paska të bukura….”, tregon Roza.  

18013621_308094949608817_5691102984579055616_n.jpg

Ndërkohë moderatorja ka pranuar se ka mbetur e pakënaqur gjithashtu edhe nga rezultati i ndërhyrjes në hundë.

 “Nuk jam e kënaqur me rezultatin, dua të bëj edhe një ndërhyrje tjetër” , përfundon ajo.      

       13712573_1282891061753452_1838236353_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039238929748535