INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rooney e ka me “emocione”: “Më ngjan çuditshëm, që do rikthehem sërish...”

Rooney e ka me “emocione”: “Më ngjan çuditshëm, që do rikthehem sërish...”

Publikuar më: 22:48 13-11-2018

Wayne Rooney do të rikthehet për një miqësore kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të luajtur sërish me kombëtaren e Anglisë.

Rooney u tërhoq nga Anglia më 2017, por pas kërkesës së Federatës ai u rikthye për një ndeshje lamtumire. Ai gjithashtu ka dhënë një koment për ndeshjen e ardhshme.

“Është diçka që po e pres me padurim. Kreva seancën e parë stërvitore të hënën dhe ishte e çuditshme t’i bashkoheshe lojtarëve në stërvitje. Kur të zbres në Wembley do të jetë një moment i veçantë që do të më bëjë shumë krenar.”, tha në deklaratën e tij ish-sulmuesi i Manchester United.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0017890930175781