INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ronela Hajati tregon sa i mungon publiku i saj: 'Nuk e di ç’mund t’i punoj koncertit të parë ...'

Ronela Hajati tregon sa i mungon publiku i saj: 'Nuk e di ç’mund t’i punoj koncertit të parë ...'

Publikuar më: 22:34 17-04-2020

Ronela Hajati ka treguar me anë të postimeve të ndryshme se është përpjekur t’i shohë anën më pozitive qëndrimit të gjatë në shtëpi, megjithatë ajo ka pohuar se i mungojnë shumë koncertet dhe publiku i saj. Së fundmi ajo ka treguar përjetimet personale teksa ka parë sheshin Skëndërbej bosh.

“Në fakt sheshin e ri e kam parë vetëm plot me njerëz nëpër koncerte. Sot ishte bosh, me shumë pak njerëz që mbaronin punët sa më shpejt, të heshtur, konfuzë…(edhe unë si trëndelinë). Tani këngëtarët dolën me profesionin më të keq për situatën dhe punët t’i qajmë deri vitin tjetër! Uroj që jo! Më ka marrë shumë malli të këndoj, nuk e di se ç’mund t’i punoj koncertit të parë që do kem pas kësaj! Ju dua shumë domethënë”, ka shkruar Hajati krah postimit të fundit ku shfaqet në sheshin Skëndërbej.

Ronel ka treguar në postime të ndryshme se i mungon skena, ndonëse njëjtë si shumë artistë të tjerë, edhe asaj i duhet të presë deri në përmirësimin e kësaj situate.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038299560546875