INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ronela Hajati prek të gjithë me deklaratën e saj: Jeni e vetmja gjë ku jam kapur edhe kur doja të hiqja dorë…[FOTO]

Ronela Hajati prek të gjithë me deklaratën e saj: Jeni e vetmja gjë ku jam kapur edhe kur doja të hiqja dorë…[FOTO]

Publikuar më: 15:43 07-12-2018

Ronela Hajati është një këngëtare dhe autore këngësh shumë e njohur për publikun.

stftyuikkg.JPG

Ajo ka performuar dy netë më parë në gjysmëfinalen e parë të ‘Kënga Magjike’. Ronela u rikthye pas pesë vitesh në festivalin e muzikës moderne, plot emocion dhe me një projekt muzikor që pati sukeses.

Sot, pasi u mbyll dhe mbrëmja e dytë gjysmëfinale, Ronela ka shkruar pak fjalë dedikuar të gjithë publikut që e do dhe e ndjek.

“Këtë dhjetor janë bërë 20 vite që unë këndoj! Paraqitja ime e parë ka qenë në një festival fëmijësh që atëherë kur sapo isha futur në shkollë, mbaj mend që mezi prisja sa të ndizeshin dritat e kamerat… Jam rritur në skenë dhe synimi im i vetëm ka qenë të bëj publikun për vete! Kurrë nuk kam konkurruar diku me qëllim të fitoj, çuditërisht… E sot pas pesë vitesh jam rikthyer në një skenë ku këngët e mia u bënë një bazë për karrierën time! Unë ju kam fituar ju! Siç e kam ndjerë çdo herë! Kjo është e pakrahasueshme me çdo lloj kupe! Ju dua me zemër që keni qenë e vetmja gjë ku jam kapur edhe në momentet më të vështira atëherë kur kam dashur të heq dorë… Faleminderit përgjithmonë Ronela”,-ka shkruar ajo.

hfgjgfjkh.jpg

erytyuh.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0023989677429199