INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ronela Hajati dhe Young Zerka i japin fund lidhjes! Miqtë e dyshes zbulojnë arsyen [FOTO]

Ronela Hajati dhe Young Zerka i japin fund lidhjes! Miqtë e dyshes zbulojnë arsyen [FOTO]

Publikuar më: 15:42 20-03-2019

Prej ditësh tashmë, në mediat rozë po përflitet për ndarjen e Ronela Hajatit dhe Young Zerkës.

Ndonëse çifti as nuk e ka mohuar apo pohuar si lidhjen dhe ndarjen e tyre publikisht, deklaratat e tyre kanë lënë të nënkuptuara se mes dyshes ka patur diçka e cila duket se ka marrë fund tani, por arsyen e kësaj të fundit nuk e kihism marrë vesh deri më tani.

Iconstyle shkruan se, sipas miqve të dyshes, arsyeja që çoi në ndarjen e tyre, ka qenë fakti që Ronela ka dashur të zyrtarizojë lidhjen me Zerkën, pasi çifti bashkëjetonte gjithashtu.

Por Zerka aspironte tjetër gjë, të qenurit shpirt i lirë dhe kjo ka bërë që marrëdhënia e tyre të përfundojë.

Gjatë një interviste për “Prive.al” Young Zerka foli për herë të parë për lajmet lidhur me ndarjen e tij me këngëtaren simpatike.

“Unë dua të bëj zhurmë me muzikë, sepse siç po e shihni po vij me shumë gjëra të reja. Kaq kisha. Ronelën e kam xhan, e kam pasur xhan, kështu që s’ka lidhje. S’ka komente!”, tha ndër të tjera ai.

E ndërsa Ronela nuk ka reaguar fare, por po finalizon projektin e saj më të fundit muzikor të quajtur "Pa dashni". 

wgftw4ehgy.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.004025936126709