INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ronaldo shkon në spital! Ja cila është arsyeja...

Ronaldo shkon në spital! Ja cila është arsyeja...

Publikuar më: 10:40 05-07-2018

Ndonëse kemi patur dy ditë pushim nga ndeshjet dhe polemikat që ka shkaktuar ky Botëror tema e 24 orëve të fundit është kalimi i Kristiano Ronaldos te Juventusi.

Nuk ka ende asgjë zyrtare lidhur me këtë transferim, por mediat spanjolle e japin të sigurt.

I radhës që e forcon akoma më shumë këtë hipotezë është ish-drejtori i Juventusit dhe Partizanit, Luçiano Moxhi.

Ai ka deklaruar se gjithçka është mbyllur, madje Ronaldo ka kryer me sukses edhe vizitat mjeksore. Për “Tele7Gold” ai shprehet:

Ka bërë vizitat mjekësore në Gjermani, në Mynih! Ka firmosur me Juventusin nga ajo që di dhe kam biseduar me persona të rëndësishëm brenda kësaj çështje”.
Më pas kujton një prapaskenë:
Në vitin 2003 ishim shumë pranë Ronaldos. Ofruam 4 mln euro dhe Salasin, por ky i fundit nuk pranoi të shkonte te Sportingu. Atëherë ishte koha që ta merrnim, jo tani që është 34 vjeç”.

Article Logic
Execution time: 0.0038440227508545