INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ronaldo ''përvesh'' duart pas akuzave për përdhunim, POLICIA jep këtë deklaratë, ja çfarë thuhet! [FOTO]

Ronaldo ''përvesh'' duart pas akuzave për përdhunim, POLICIA jep këtë deklaratë, ja çfarë thuhet! [FOTO]

Publikuar më: 18:46 10-10-2018

Cristiano Ronaldo është i akuzuar përdhunim nga Kathryn Mayorga se në vitin 2009 në Las Vegas. Të gjitha mediat e kanë shtrirë vëmendjen te ylli portugez i Juventus-it, i cili ka bërë gati dhe mbrojtjen e tij, duke kontaktuar dhe me avokatët që e përfaqësojnë.

Por, për të qartësur situatën ka folur zëdhënësi i Departamentit të Policisë së Las Vegas Metropolitan (LVMPD), i cili ka zhveshur nga akuzat pesë herë fituesin e trofeut “Topi i Artë”. “Ronaldo nuk është i akuzuar për ndonjë krim!”, shprehej në deklaratën e policisë së Las Vegas-it.

Lajmin e ardhur nga Amerika e riprodhuan ditën e sotme dhe mediat më prestigjioze italiane, “La Gazzetta dello Sport” dhe “Tuttosport”, të cilët kanë raportuar ngjarjen, ku theksohet se është hapur hetim për sulm të pretenduar seksual ndaj futbollistit në fjalë.

“Ronaldo ka shumë të ngjarë të dëgjohet, por si një person i interesuar mbi faktet, jo si i paditur dhe i pandehur. Nuk ka një datë të saktë se kur do të dëgjohet Ronaldo, pasi ai është jashtë vendit tonë, – tha zëdhënësi i departamentit policor, Jacinto Rivera. – Do të jetë e rëndësishme ta dëgjojmë, por nuk mund të thuhet ende se kur”.

rondl.jpg

 

CR7 ditën e djeshme udhëtoi drejt Lisbonës për të përgatitur mbrojtjen e tij së bashku me avokatët, por mendohet se është e vështirë që ai të fluturojë drejt Las Vegas-it për këtë çështje, sipas eds.al. Natyrisht që ai do të vijojë punën te Juventus dhe në rastin më ekstrem mund t’iu përgjigjet akuzave nëpërmjet video-konferencës, ose me shkrim.

Pala që akuzon, ajo e Mayorga-s, nëpërmjet avokatit Leslie Stovall ka raportuar se policia ka humbur provat, por sërish departamenti policor i është përgjigjur: “Nuk është e vërtetë që i kemi humbur provat, asgjë nuk është zhdukur. Janë të njëjtat prova të vitit 2009. Ato janë ende në zotërim tonë”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037789344787598