INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ronaldo nuk ndalet, fiton edhe një çmim për vitin 2016

Ronaldo nuk ndalet, fiton edhe një çmim për vitin 2016

Publikuar më: 12:33 28-12-2016

2016-ta për Cristiano Ronaldon mbyllet me fitimin e çmimit të lojtarit më të mirë në “Globe Soccer Awards” në Dubai. Ronaldo shënoi penalltinë vendimtare për Realin e Madridit, në finalen e Championsit, udhëhoqi Portugalinë drejt triumfit në “Euro 2016” dhe mposhti rivalin e tij të madh Leo Messi duke fituar për herë të katërt në karrierë “Topin e Artë”.

Por Ronaldo nuk është vetëm një futbollist i madh, pasi fitoi çmimin në “Globbe Soçer” për herë të tretë në karrierën e tij, Ronaldo e përdori deklaratën e tij nëpërmjet një videomesazhi në ceremoninë ku ishin të pranishëm edhe personalitete si Gianni Infantino, Diego Armando Maradona, Presidenti i Realit, Florentino Perez, apo dhe agjenti i tij Jorge Mendez, për të evidentuar situatën e fëmijëve që vuajnë në Siri.

“Për mua do të thotë shumë të marr këtë çmim. Ne thjesht harrojmë njerëzit që vuajnë. Dhashë një mesazh pak ditë më parë për fëmijët e Sirisë, pasi ata po vuajnë shumë, dhe për mua janë ata heronjtë e vërtetë. Është diçka e mrekullueshme të lidhesh me këta fëmijë, pasi ata më shikojnë mua si një shembull dhe unë i shikoj ata si një shembull për mua.

Kjo më ka dhënë mua motivimin të bëhem një njeri më i mirë, një baba më i mirë duke kuptuar që ne lojtarët duhet të krijojmë një botë më të mirë. Ne jemi të famshëm, kemi pushtet dhe mund të ndryshojmë diçka në këtë Botë. Për mua është një kënaqësi e madhe të jem i lidhur me diçka të tillë, ndaj dhe për mua do të thotë shumë të marr këtë çmim, ashtu si dhe Topin e Artë, ndaj jam vërtetë i lumtur”.

Ronaldo e pranoi se në aspektin individual ky ishte viti më i mirë i karrierës për të. Suksesi në finalen e Championsit ndaj Atleticos ndihmoi Realin të fitonte çmimin e Klubit të Vitit. Gjithashtu suksesi i papritur i Portugalisë në Kampionatin Europian u evidentua me çmimin e trajnerit të vitit që shkoi për Fernando Santos. Anglezi Mark Clattenburg u nderua si arbitri i vitit pas një 2016 ku drejtoi finalen e Euro 2016, finalen e Championsit, dhe finalen e FA Cup në Angli, brenda pak javësh. Çmimi për lojtarin më të mirë të gjirit Persik, shkoi për Omar Abdulrrahman. Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino i dorëzoi çmimin e lojtarit më të mirë arab, futbollistit të Kombëtares së Egjiptit dhe Romës Mohamed Salah, ndërsa çmimi i karrierës shkoi për kamerunasin Samuel Eto’o që në 2016 bëri plot 24 vjet në futbollin e luajtur, periudhë gjatë së cilës ka luajtur me disa nga skuadrat më të mëdha si Barcelona, Inter dhe Chelsea.

Article Logic
Execution time: 0.00199294090271