INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Romët protestë para parlamentit. Kërkojnë buxhet për strehim [Video]

Publikuar më: 14:28 15-12-2016

Shoqata e romëve ka zhvilluar këtë të enjte një protestë para selisë së Parlamentit, duke kërkuar rritje të buxhetit për strehimin e kësaj kategorie. Në ditën kur buxheti i shtetit shqyrtohet nen për nen, romët janë bashkuar e kanë ngritur zërin duke kërkuar më shumë vëmendje nga qeveria. Me pankarta në duar ata protestuan kundrejt mungesës së vëmendjes për këtë grup ndërsa thërrisnin në kor “mos u tallni me ne”. Protestuesit u bën thirrje deputetëve që të reflektojnë dhe pasqyrojnë siç duhet zërin në buxhet për strehimin e të varfërve dhe romëve. Mësohet se pjesë e protestës janë bërë edhe romët e pastrehë që jetojnë në qytetin e Elbasanit, të cilët kërkojnë strehim.

Article Logic
Execution time: 0.0045280456542969