INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Romantikë, ëndërrimtarë, por edhe xhelozë! Zbuloni pse njerëzit me këtë shenjë janë partnerët idealë të HOROSKOPIT!

Romantikë, ëndërrimtarë, por edhe xhelozë! Zbuloni pse njerëzit me këtë shenjë janë partnerët idealë të HOROSKOPIT!

Publikuar më: 12:27 26-02-2019

Edhe pse janë të fundit në renditjen e zodiakut, por jo nga rëndësia, Peshqit janë një nga shenjat më interesante që mund të keni të bëni në jetën tuaj. Peshqit janë shenja e dytë më posesive e horoskopit, kuptohet vendi i parë u takon Demave, ndonëse në pamje të parë duken aq të qetë e të duruar. Sado të përpiqeni t'i sillni me këmbë në tokë , kjo është shenja më ëndërrimtare dhe kokëfortë e zodiakut. Ata nuk janë rebelë, thjesht kanë një botëkuptim ndryshe nga shumica, çka ndikon edhe në mënyrën si shprehin ndjenjat.

Femra e Peshqve në dashuri

Asgjë nuk mund të zëvendësojë dashurinë në jetën e një femre të Peshqve. As karriera, as paratë, as suksesi nuk mund t’i japin asaj të njejtat gëzime dhe shpërblime sa një jetë sentimentale e lumtur dhe e qetë. Pikërisht nga dashuria, ajo pret atë tip mbrojtjeje dhe sigurie për të cilën ka aq shumë nevojë sikurse dhe për ato përkëdhelitë e ngrohtësitë e vogla që shpërblejnë ëmbëlsinë e lindur të shpirtit të saj. Për femrën e Peshqve, mashkulli i përshtatshëm me siguri do të jetë një partner i pjekur dhe romantik, i ëmbël dhe që ka aftësi t’i kuptojë të tjerët, që prej saj do të konsiderohet edhe si një udhëheqës, drejtues “maestro i jetës”. Xheloze në mënyrë dramatike, ajo nuk mund ta durojë pabesinë në dashuri dhe sensin tjetër kritik.

Mashkulli i Peshqve në dashuri

Mashkulli i Peshqve do ta jetojë raportin e tij të dashurisë gjithmonë në mënyrë komplekse dhe kontradiktore. Nga njëRa anë qëndron qënia romantike, me intuitë, disponuese, e rezervuar, nga ana tjetër njeriu i pakapshëm e që nuk di të imponohet në raportin e çiftit. Jashtëzakonisht emotiv, mashkulli i kësaj shenje është padyshim një partner i butë, që urren çdo formë grindjeje, sipas Living. Është xheloz (shumë) por nuk e shfaq, por është gati të vetësakrifikohet për partneren e tij, pa u imponuar kurrë në raportet e çiftit. Ai është i ëmbël dhe pasionant, por ai mund ta jetojë në raport në mënyrë platonike, sepse e sublimon, e hyjnizon atë që provon dhe ndjen.

Article Logic
Execution time: 0.0040888786315918