INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trokit/ Debati për Tunën? Nora tha se Roberti ishte gabim, ja ç'thotë ai! Zbuloni klipin mes tij dhe Tunës [VIDEO]

Trokit/ Debati për Tunën? Nora tha se Roberti ishte gabim, ja ç'thotë ai! Zbuloni klipin mes tij dhe Tunës [VIDEO]

Publikuar më: 14:39 25-06-2019

Edhe pse sezoni televiziv është në mbyllje, programi ‘Trokit’ vijon transmetimet LIVE madje në intervistat e moderatorit Ermal Peçi vijnë sërish të ftuar special me rrëfime ekskluzive.

I ardhur enkas nga Kosova në Tiranë, këngëtari i njohur Robert Berisha ndau sot shumë momente nga jeta personale dhe artistike në programin IN 'Trokit'.

Publikimet më të fundit muzikore duket se e risjellin më pranë publikut, ashtu si edhe debatet rreth vëllait dhe Tunës morrën shumë kureshtjen online. Ermali e pyet nëse pas gjithçkajë çfarë u tha nga të dyja palët ai ka ndjerë pendesë, Roberti thotë:

'Ndoshta po, ka disa deklarata që mbase po. Njerëzit nuk dinë të vërtetën, por po ta dinin do më thonin mirë kë bërë. Njerëz jemi gabojmë, me Patrisin çdo gjë është ok. Me nipin shihemi, është mirë marshalla, raportet s'janë cënuar'.

2222222.jpg

Ermali e ngacmoi për deklaratën e Norës se ai ishte gabim rreth deklaratave të tij teksa Roberti duke qëshur thotë se 'Nuk ma ka thënë live, e thotë veç në intervistë'.

Në lojën e programit 'Kapi sekondat' Ermali ndër të tjera e pyeti për 4 këngetaret që ai kurrë s'do bashkëpunonte.
'4? Tuna, Tayna, Kida dhe Remzie Osmani'.

111.jpg

Kaq mjaftoi që me shaka Ermali ti thoshte se nëse vëllai ja kërkonte si do ishte një këngë e klip mes tij dhe Tunës. Skenarin e klipit Roberti e ka gati, zbulojeni se si do ishte i vetmi bashkëpunim mes tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0032870769500732