INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Roger Federer merr një eliminim të turpshëm,  20 vjeçari grek mund kampionin në “Australia Open”

Roger Federer merr një eliminim të turpshëm, 20 vjeçari grek mund kampionin në “Australia Open”

Publikuar më: 15:29 20-01-2019

Stafeta e sportit të tenisit mesa duket po i kalon të rinjve. Roger Federer mori një eliminim të turpshëm në grand slam-in e Australia Open, nga 20 vjeçari Stefanos Tsitsipas në një ndeshje që zgjati 3 orë e 50 minuta.

Zviceriani e nisi mirë lojën, por nuk arriti të mbante ritmin deri në fund, duke humbur kështu për herë të parë pas 3 vitesh. Ndërkohë për grekun Stefanos ky ishte kualifikimi i parë në këtë kompeticion. Federer rrezikon edhe vendin e tretë në renditjen e përgjithshme pas kësaj humbje.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037651062011719