INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Roboti pjatalarës, amerikanët do shpëtojnë punëtorët nga ''tortura'' në restorante

Roboti pjatalarës, amerikanët do shpëtojnë punëtorët nga ''tortura'' në restorante

Publikuar më: 17:08 20-06-2019

Pjesa më e keqe e punës në një restorant mund të eliminohet shumë shpejt dhe kjo falë teknologjisë.

Në SHBA është krijuar një robot i aftë për larjen e enëve. Kjo nismë është marrë pasi gjysmë milioni njerëz janë të punësuar si pjatalarës në SHBA dhe kjo cilësohet si punë e lodhshme dhe e paguar keq.

Roboti i quajtur Dishcraft, i cili është krijuar nga Silicon Valley, do tju vijë në ndihmë gjithë punonjësve në restorante duke shërbyer si pjatalarës i automatizuar.

Roboti Dishcraft mbledh pjatat në radhë në një tavolinë dhe më pas i çon ato te pjesa ku lahen. Nëpërmjet pajisjeve të tjera që i kanë vendosur, Dishcraft fshin dhe lan nga pjatat çdo papastërti që ato kanë.

E veçanta e kësaj pajisjeje është se uji që përdor, është ujë i ricikluar, i cili mblidhet nga tubacionet e restoranteve.

Pasi roboti bën larjen dhe fshirjen e pjatave, ai i radhit ato në vendin e vet.

Kompania shprehet se ata kanë harxhuar 25 milionë dollarë për Dishcraft dhe theksojnë se e kanë krijuar robotin e tyre që të bashkëpunojë me njerëzit. Kjo pajisje nuk funksionon pa ndihmën e punëtorëve të cilët çojnë dhe marrin pjatat.

E gjithë kjo është bërë që roboti mos të zëvendësojë punëtorët dhe shumë prej tyre të ngelen pa punë.

Article Logic
Execution time: 0.0031900405883789