INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Roboti “Cozmo” mund t’i zërë vendin qenit tuaj

Roboti “Cozmo” mund t’i zërë vendin qenit tuaj

Publikuar më: 12:35 21-10-2016

Anki ka krijuar robotin e mahnitshëm të quajtur “Cozmo”. Roboti është si një krijesë miqësore, pothuajse si një kafshë shtëpie.

“Cozmo” ngjan me personazhin Eva në filmin e animuar “Wall-E”. Nuk ka pjesë për të montuar dhe është gati sapo del nga kutia. Lëvizja e vetme që mund ta “zgjojë” është lidhja me çdo pajisje Android apo iOS.

Ky robot mund të bëjë veprime mjaft interesante, madje mund të thotë edhe emrin tuaj. Ai ka një gjuhë trupi tepër reaktive dhe gjithashtu ka tone shumë të veçanta zëra që tregojnë emocionet e tij.

“Cozmo” lidhet nga pajisja në pajisje duke përdorur “bluetooth”. Çmimi i këtij roboti të avancuar shkon deri në 179.99 dollarë.

Article Logic
Execution time: 0.0035381317138672