INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Roberti dhe Tuna mund të mos flasin, por për këtë DETAJ lënë pas çdo pakënaqësi [FOTO]

Roberti dhe Tuna mund të mos flasin, por për këtë DETAJ lënë pas çdo pakënaqësi [FOTO]

Publikuar më: 12:10 18-08-2020

Që Robert Berisha dhe Tuna nuk e kanë aspak të mirë raportin me njëri tjetrin kjo tashmë dihet. Madje edhe Nora nuk ka pasur ndonjëherë një raport të mirë me ish kunatën, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë me fëmijët e tyre.

Bashkëshorti i Tunës, Patris Berisha ka postuar në instagram një foto shumë të bukur të Renee dhe Tian duke treguar kështu raportin e veçantë që kanë ata të dy me njëri tjetrin. Djali i Tunës dhe vajza e Norës, pozojnë të ulur në një makinë lodër dhe shfaqet teksa përqafohen të lumtur duke buzëqeshur.

“Tian dhe Renee”, shkruan Patrisi krahas fotos të cilën e shoqëron gjithashtu me dy zemra të kuqe.

Kjo foto ka marrë shumë pëlqime dhe komente nga miq dhe fansa të Patrisit, ndërsa na la të kuptonim se fëmijët kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me njëri tjetrin.

View this post on Instagram

Tian dhe Renee ❤️❤️

A post shared by Patris Berisha ♉️ (@patrisberisha) on

Article Logic
Execution time: 0.0037980079650879