INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Robert Pattinson në hapat e Kanye West?

Robert Pattinson në hapat e Kanye West?

Publikuar më: 15:04 08-03-2016

Aktori i Twilight, Robert Pattisnon, po ndërmerr një hap të madh në karrierën e tij, këtë herë larg aktrimit.

Si Kanye dhe Riri, ashtu edhe Pattinson po planifikon të nxjerrë linjën e tij të veshjeve. Ndërkohë që është imazhi i Dior, në një intervistë për Numero, ai zbuloi se ka rreth dy vjet që po përgatitet në fshehtësi për koleksionin e tij të veshjeve. “Stili im është i influencuar nga qytetet që vizitoj, duke kërkuar për tekstile dhe mënyra të qepjes të atyre vendeve. Në Los Anxheles për shembull, është shumë e thjeshtë të punosh me xhinset dhe veshjet e punëtorëve. Në angli kërkoj për copat e leshta dhe trikot. Më pëlqen të miksoj gjinitë dhe rrobat të kenë një stil unisex”, shprehet ai për projektin e ndërmarrë të cilin jemi shumë kuriozë ta zbulojmë. Hmmm, ndoshta edhe e dashura e tij e njohur për stilin e veçantë dhe për angazhimin në botën e modës, FKA Twigs, ka gisht në këtë punë.

Robert Pattinson pozon për revistën Numero, veshur me Dior Homme.

Article Logic
Execution time: 0.003770112991333