INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Robert Miles i hitit

Robert Miles i hitit "Children" vdes në moshën 47 vjeçare dhe shkaku është ky

Publikuar më: 12:39 10-05-2017

Dj i muzikës trance dhe producenti Robert Miles ka ndërruar jetë në moshën 47 vjeçare.

Muzikanti zvicerian është i famshëm veçanërisht për hitin e tij të viteve 90’, “Children”. Dj Mag Italia bën me dije se Miles është ndarë nga jeta si pasojë e një sëmundjeje që nuk është bërë e ditur. Miles, emri i vërtetë i të cilit ishte Robert Concina, arriti disa herë të renditej në vend të parë të klasifikimeve me këngën e tij ikonë, përpara se t’u drejtohej tingujve më eksperimentalë dhe të krijonte Open Lab, një stacion radioje në Spanjë.

Article Logic
Execution time: 0.0034670829772949