INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Robert Berishën e ofendoi publikisht, por duket se Tuna paska ''rrëmbyer'' zemrën e vëllait të madh të bashkëshortit[FOTO]

Robert Berishën e ofendoi publikisht, por duket se Tuna paska ''rrëmbyer'' zemrën e vëllait të madh të bashkëshortit[FOTO]

Publikuar më: 18:46 04-03-2019

Robert Berisha e ka shprehur hapur mendimin për kunatën e tij, Tuna Sejdiu dhe ai nuk është aspak i mirë. Gjithashtu edhe Tuna nuk e ka hezituar gjithashtu të shprehë mendimin e saj.

Ata nuk kanë nguruar ta thonë edhe publikisht, duke shkaktuar shumë bujë tek shtypi rozë me deklaratat e tyre, ku Roberti gjithashtu shtoi faktin se ai nuk e viziton shtëpinë e të vëllait, vetëm për shkakun e Tunës.

Mirëpo, ndryshe nga Roberti vëllai i madh i Patrisit ka një raport shumë më ndryshe me kunatën e tij. Polinik Berisha së fundmi ka reaguar në një postim të Tunës, ku ajo lajmëron koncertin e saj dhe publikimin e albumit të ri “Fortuna”.

Në postimin e këngëtares, vëllai i Patrisit dhe Robertit ka komentuar me një duartrokitje duke treguar mbështetjen dhe vlerësimin e madh që ka për Tunën, ndërkohë që kjo e fundit ja ka kthyer me një zemër.

-640-0-5c7d406de7c80.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003715991973877