INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rob Kardashian e bën për inat të motrave

Rob Kardashian e bën për inat të motrave

Publikuar më: 11:14 26-01-2016

Ndonëse u bë disa vite që mban një profil të ulët sa i përket jetës së tij personale, Rob Kardashian sërish ia ka dalë të jetë në qendër të vëmendjes.

Deri para pak kohësh 28-vjeçari përflitej për problemet me shëndetin për shkak të sëmundjes së diabetit, ndërsa tashmë ajo që përbën lajm është lidhja e tij me modelen Blac Chyna. Një personazh kjo që njihet nga të gjithë si ish e dashura e reperit Tyga, i dashuri aktual i Kylie Jenner. Nuk e dimë nëse bëhet fjalë për një "hakmarrje" të Rob ndaj familjes së tij, por mesa duket një foto e postuar në Instagramin e Blac Chyna e mbështjellë nga krahu plot tatuazhe i Rob Karadashian, ka shkaktuar një dhimbje koke të rëndë tek familja Kardashian-Jenner. "Mund të bësh gjithçka, por kurrë mos dil kundër familjes tënde" ka qenë reagimi i menjëhershëm i njërës prej motrave Khloe, në Twitter!

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824