INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rivali i Metës për kryetar të LSI: Protestoj kundër ligjit të mbetjeve

Rivali i Metës për kryetar të LSI: Protestoj kundër ligjit të mbetjeve

Publikuar më: 19:59 27-09-2016

Përparim Spahiu është bërë deputeti i parë i Kuvendit të Shqipërisë që konfirmon pjesëmarrjen e tij në protestën e 1 tetorit në Tiranë, ku do të kërkohet tërheqja e mazhorancës nga ligji për importin e plehrave.

Deputeti i LSI-së thekson se do të jetë në krah të shoqërisë civile, pasi sipas tij, ajo ka gjithmonë të drejtë.

“Vendosa që në 1 Tetor, të jem bashkë me shoqërinë civile, që për mua ka gjithmonë të drejtë”, shprehet ai.

Vetëm pak ditë pasi Ilir Meta konfirmoi rikthimin e Përparim Spahiut në parti, deputeti njoftoi se do të garonte për kreun e LSI-së, përballë kryetarit aktual dhe kandidatit tjetër Shezai Rrokaj.

Article Logic
Execution time: 0.0037028789520264