INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rivalët e ‘përjetshëm’ në fushë dhe në pagesë [FOTO]

Rivalët e ‘përjetshëm’ në fushë dhe në pagesë [FOTO]

Publikuar më: 15:23 08-05-2018

Tashmë dihet se talenti në futboll shoqërohet dhe me fitime të mëdha finaciare. E duke ditur këtë rivalët e përjetshëm Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo renditen si dy futbollistët më të paguar në botë për sezonin 2017-2018.
Sipas prestigjiozes 'France Football' , super ylli i Barcelonës fiton 126 milion euro në vit duke u ndjekur nga pas nga Cristiano Ronaldo me 94 milion euro në vit.

Ndryshe nga një vit më parë treshes së futbollistëve më të paguar i është bashkangjitur një lojtar i ri, talenti i PSG-së Neymar, brenda një viti ai fiton 81.5 milion euro.

Në vend të katërt si futbollisti më i paguar në botë e mban një tjetër lojtar i Real Madriti. Anglezi 28 vjeçar Gareth Bale fiton 44 milion euro në vit.

Ndërsa TOP FIVE e listës sipas medias franceze mbyllet nga futbollisti i talentuar dhe simpatik Gerard Pique. 31 vjeçari që luan nën fanellën e Barcelonës fiton 29 milion euro në vit./intv.al/

 

screenshot-17_1524558171-9148636.pngscreenshot-18_1524558432-4981684.png

screenshot-19_1524558171-1226361.pngscreenshot-20_1524558171-2313619.pngscreenshot-21_1524558171-9233185.png

Article Logic
Execution time: 0.00351881980896