INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rivalët e Noizyt, ''HELLBANIANZ'', pushtuan mediat e huaja për fotot me drogë dhe para, por s’do ta besoni çfarë u ka ndodhur! [FOTO]

Rivalët e Noizyt, ''HELLBANIANZ'', pushtuan mediat e huaja për fotot me drogë dhe para, por s’do ta besoni çfarë u ka ndodhur! [FOTO]

Publikuar më: 17:27 19-11-2018

Grupi shqiptar i njohur si "Hellbanianz" po bën kërdi në Britaninë e Madhe. Së fundmi ka qënë gazeta prestigjoze britanike “Sunday Express”, që i ka kushtuar një artikull të zgjeruar këtij grupi dhe aktiviteteve kriminale që kryejn.

Gangsterët shqiptarë të kokainës nuk ngurojnë të shfaqen në rrjetet sociale me para, armë e makina luksoze.

Kështu shkruan gazeta britanike “Sunday Express” e cila thekson se gangsterët shqiptarë me qendër Londrën postojnë “topa” me para dhe makina të shtrenjta dhe flasin për paratë që fitojnë na kokaina.

“Hellbanianz”, kryesisht me bazë në Barking, në lindje të Londrës, janë një nga disa banda që kanë lidhje me mafien në atdheun e tyre dhe që merren drejtpërdrejt me kartelet e drogës në Amerikën Jugore.

Sipas artikullit, “Hellbanianz” është një mafie e cila ka lidhje me bandat në Shqipëri, ndërsa sasinë e kokainës, e siguron drejtpërdrejt nga Amerika Latine.

Më tej thuhet se kjo bandë por edhe grupet e tjera shqiptare, kanë fituar terren, për shkak të kokainës me cilësi të lartë dhe përdorimit të dhunës për të fituar tregun e klientëve. Mirëpo pas lajmeve që pushtuan mediat e shumë vendeve në Europë, Instagram ka mbyllur profilin zyrtar të këtij grupi.

Banda e shqiptarëve, të vetë quajtur "Ne jemi perëndia e rrugëve", postonte në Instagran imazhe të makinave sportive dhe luksoze, foto me armë, drogë dhe tufa parash, ndërsa disa prej tyre postonin foto edhe nga brenda burgut, pasi posedonin telefona celularë. Instagram sqaroi se kishte mbyllur llogarinë e "Hellbanianz" dhe disa të tjera të lidhura me të, përfshirë edhe atë të kreut të grupit, të njohur si Vinz.

binz.jpeg

 

Një zëdhënëse e Instagram tha: "Ne nuk lejojmë sjellje të paligjshme, kërcënime, dëmtime fizike apo krim të organizuar në instagram. Politikat tona gjithashtu thonë se Instagram nuk është një vend për të mbështetur apo lavdëruar aktivitetin e bandave apo të krimit të organizuar dhe gjithçka që përbën kërcënim për sigurinë e publikut, nuk lejohet. Ne inkurajojmë që, për të gjithë ata të cilët kanë të tillë përmbajtje, të raportohen nëpërmjet mjeteve tona në aplikacion".

vinzod.jpg

 

Megjithëse llogaria kryesore u mbyll natën e kaluar, një tjetër që i atribuohet Vinzit, u rikthye në këtë rrjet social. Ai shihet duke ngritur gishtin e mesit ndërsa bien në sy tufat me kartmonedha 50 paund dhe shampanjë, në një makinë sportive. Në një foto tjetër ai shfaqet me një cigare të dyshimtë dhe në shoqërinë e dy vajzave.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033049583435059