INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rita Orës i ndodh e papritura gjatë kohës së izolimit, ky moment epik nuk duhet humbur [VIDEO]

Rita Orës i ndodh e papritura gjatë kohës së izolimit, ky moment epik nuk duhet humbur [VIDEO]

Publikuar më: 20:16 05-11-2020

Mbretëria e Bashkuar ju rikthye një karantine të pjesshme ditën e sotme për shkak të epidemisë dhe pritet të përfundojë në 2 dhjetor. Kryeministri britanik shpresonte që pasi të hiqej karantina, vendi do të funksiononte përsëri me hapjen e kompanive dhe dyqaneve përpara Krishtlindjeve.


Tashmë të gjithë qytetarët duhet të mësohen me rregullat e reja dhe Rita Ora ka premtuar se në këtë izolim të dytë nuk do të bëjë gabimet që ka bërë në fazën e parë. Fansa të këngëtares kanë ndarë në rrjete sociale një video të realizuar gjatë izolimit të para disa muajve. Në të këngëtarja shihet duke ju mësuar njerëzve si të ushtrohen në shtëpi dhe për një moment ajo përplas kokën në tavan.

 d22f0567-3157-4c81-b775-69cf21a31bbf.jpg


Rita e ka shpërndarë videon në profilin e saj dhe ka shkruar se uron shumë që të mos e bëjë sërish këtë gjë në izolimin e dytë. Karantinën e parë këngëtarja e kaloi në një shtëpi me qira në Londër me ish-gruan e Mark Ronson, Josephine de la Baume, për t’u përgatitur për albumin e saj të tretë muzikor.

 

Article Logic
Execution time: 0.0015530586242676