INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rita Ora sulmohet nga fansat: Këndon playback! Ja çfarë shkruan më pas këngëtari John Legend për të [FOTO]

Rita Ora sulmohet nga fansat: Këndon playback! Ja çfarë shkruan më pas këngëtari John Legend për të [FOTO]

Publikuar më: 20:14 25-11-2018

Performanca e këngëtares shqiptare për “Ditën e Falenderimeve” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është konsideruar si më e keqja e të gjitha kohërave për të.
Në paradën madhështore të organizuar me këtë rast, Rita nuk ka mundur të sinkronizojë buzët me muzikën e saj të lëshuar në sfond. Kaq ka mjaftuar që fansat ta kritikojnë ashpër se nuk këndoi live por lëvizte buzët me ‘playback’ madje as këtë gjë nuk ishte e zonja ta bënte mirë.

Por teksa prisnim reagimin e saj si kundërpërgjigje ndaj fansave ka qenë John Legend që ka reaguar duke shkruar: “Gjatë kësaj parade të gjithë duhet të këndojmë me ‘playback’ pasi nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për të përballuar mjetet teknike që nevojiten për të kënduar live. Është fakt.”, ka shkruar John Legend në Twitter.

john.png

 


Këngëtarja shqiptare ka rishpërndarë postimin e John-it duke falenderuar atë që sqaroi të gjithë situatën. “Të gjitha shfaqjet e mia janë 100% live, gjithmonë kanë qenë”, ka shtuar Rita Ora.

rita_john.png

Article Logic
Execution time: 0.003432035446167