INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rita Ora mbledh të gjithë ish të dashurit në klipin e ri…? Shikoni se çpo ndodh[VIDEO]

Rita Ora mbledh të gjithë ish të dashurit në klipin e ri…? Shikoni se çpo ndodh[VIDEO]

Publikuar më: 09:46 14-11-2017

Rita Ora, në albumin e radhës i cili nuk do të vonojë, do t`iu flasë të gjithë ish dashnorëve të saj.

Rita Ora, shqiptarja e njohur për muzikën e saj pop, gjatë jetës ka takuar emrat si Rob Kardashian, Calvin Harris e James Arthur, dhe lista e të dashurve të saj nuk është e zakonshme, shkruan The Sun.

Për The Sun, 26 vjeçarja ka treguar se në mesin e inspirimeve për albumin e saj janë edhe ndodhitë me ish të dashurit e saj.

“Meshkujt me të cilët jam takuar më parë, dashuritë e mia, secila është një inspirim i vogël për këngët e mia. Edhe pse muzika për mua gjithmonë ka qenë më domethënëse sesa çdo i dashur” ka treguar Rita për The Sun.

Kur Rita u nda nga Rob Kardashian, ai e akuzoi atë se e ka tradhtuar me rreth 20-të meshkuj. Përvojat e Ritës në dashuri janë të ndryshme dhe një pjesë e tyre janë të njohura për publikun.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039911270141602