INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rita Ora i bashkohet thirrjes së Dua Lipës, këngëtarja i tregon botës talentet shqiptare: Era Istrefi, Dafina Zeqiri ... [FOTO]

Rita Ora i bashkohet thirrjes së Dua Lipës, këngëtarja i tregon botës talentet shqiptare: Era Istrefi, Dafina Zeqiri ... [FOTO]

Publikuar më: 21:33 20-07-2020


Thirrjes ndaj ‘Apple’ për të shtuar Kosovën në hartë i është bashkuar së fundmi edhe këngëtarja e njohur me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Ajo ka publikuar në llogarinë e saj në ‘Instagram’ një foto të hartës dhe krah saj ka shkruar: “Do doja të shihja @apple të ndërgjegjësohej duke vendosur Kosovën në hartë. Shqipëria dhe Kosova kanë kaq shumë talente dhe une jam krenare për të gjitha vajzat e forta dhe të talentuara që prezantojnë trashëgiminë tonë. Duke shpërndarë dashuri, paqe, bashkim sot me @beberexha, @dualipa, @eraistrefi, @dafina.zeqiri, @avamax dhe shumë të tjerë”.

Ky postim i Orës ka marrë vëmendjen e të gjithë artistëve shqiptarë që 24 orët e fundit kanë bërë po të njëjtën kërkesë në llogaritë e tyre. Kujtojmë se Dua Lipa ishte emri i parë që reagoi ndaj kompanisë ‘Apple’, duke shkaktuar më tej edhe më shumë zhurmë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037631988525391