INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Risi në Vodafone Albania, ndryshim në ekipin drejtues

Risi në Vodafone Albania, ndryshim në ekipin drejtues

Publikuar më: 19:12 13-11-2017

Vodafone Albania së shpejti në duart e një drejtimi të ri.

Duke nisur nga Janari i vitit 2018 Achilleas Kanaris do të marrë detyrën si Drejtor i ri i Përgjithshëm i Vodafone Albania dhe do të punojë bashkë me Dietlof Mare, i cili prej 6 vitesh ka qënë në drejtimin e kompanisë.

Mare do të mbajë pozicionin si Kryetar i Këshillit të Administrimit të Vodafone Albania deri në fund të Marsit 2018.

Sa i përket drejtuesit të ri Achilleas Kanaris u bë pjesë e Vodafone Greece në 2009, në sektorin e Retail Trade & Channel Development dhe që prej 2010 ka mbuluar disa pozicione drejtuese në sektorin e shitjeve dhe marketingut.

Në 2014, Kanaris u emërua Drejtor Komercial në Vodafone Greece dhe ka kontribuar fuqimisht në pozicionimin e Vodafone nga nje kompani celulare, në një operator të shërbimeve të integruara, me një performancë të lartë.

Ndryshime të tilla vijnë pas 6 viteve ku në drejtimin e kompanisë Vodafone Albania ka qënë Dietlof Mare i cili ka qënë në krye të kompanisë që prej prillit 2012.

Gjatë 6 viteve në drejtim të kompanisë Dietlof Mare e ka pozicionuar kompaninë Vodafone si lider në treg nëpërmjet rrjetit më të mirë, inovacionit, teknologjisë dhe shërbimit më të mirë ndaj klientit si dhe në krijimin e një kompanie të angazhuar në një industri tejet dinamike duke krijuar kështu qëndrushmëri për një të ardhme të sukseshme për Vodafone.

Article Logic
Execution time: 0.0039341449737549