Ashtu siç di vetëm ajo, edhe këtë herë, Rihanna ka tërhequr vëmendjen e paparacëve me zgjedhjet në garderobë. Këngëtarja nga Barbados është shfaqur në publik mbrëmjen e së mërkurës, me një veshje transparente. Riri, dukej më seksi se kurrë në Soho, New York, e veshur me një fustan jeshil Gucci që nuk i kishte linte aspak hapësirë imagjinatës. Këngëtarja 28 vjeçare nuk kishte veshur reçipeta, ndërsa stilin e saj të veshjes e kompletoi me një palë çizme të gjata ngjyrë të bardhë.
Është bërë e zakontë dalja në publik me veshje transparente nga Riri, pasi vetë ajo është shprehur për revistën Vogue, “Nëse vesh bluzë nuk vesh reçipeta, nëse vesh reçipeta, nuk më duhet bluza”.










23 Oct 2025 


