INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rinis evakuimi, qindra persona lënë qytetin e Alepos

Rinis evakuimi, qindra persona lënë qytetin e Alepos

Publikuar më: 10:33 19-12-2016

Në lindje të Alepos kanë rinisur evakuimet e civilëve. Autobusë e autoambulanca janë parë të dalin nga pjesët e Alepos që kontrollohen prej kundërshtarëve të regjimit. Të paktën 350 vetë raportohet të jenë larguar prej andej në valën e dytë të evakuimeve e i janë drejtuar territoreve të kontrolluara nga qeveria.

Me mijëra vetë presin në kushte të mjerueshme t’ iu krijohet e njëjta mundësi. Rusia, ashtu siç pritej, e kundërshtoi planin francez për të dërguar vëzhgues të OKB-së në lindje të Alepos. Megjithatë, Këshilli i Sigurimit duket se ka arritur një kompromis për nisjen e monitoruesve pas konsultimit me palët e interesuara, që do të thotë se, teorikisht, ata mund të refuzohen nga ushtarët apo milicia në terren.

Zyrtarë të lartë të OKB-së sqarojnë se e kanë kërkuar vazhdimisht lejen e qeverisë siriane për të qenë të pranishëm gjatë procesit të evakuimit, por regjimi hesht.

Article Logic
Execution time: 0.006248950958252