INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rindizet sherri për gjuhën shqipe në Maqedoni

Rindizet sherri për gjuhën shqipe në Maqedoni

Publikuar më: 15:12 13-09-2017

Debate për gjuhën shqipe në Maqedoni është rindezur. Debate të forta ka patur në Komisionin për Sistemin Politik, po gjithësesi ligji për shqipen kaloi në parim me 9 vota pro dhe 6 kundër. Mediat vendase raportojnë se deputeti i VMRO-DPMNE, Antonio Milloshovski, ka deklaruar se ligji për shqipen çon drejt federalizmit, shtetit dygjuhësor dhe diskriminon bashkësitë tjera etnike. Nga ana tjetër, Lëvizja Besa ka kërkuar konsensus për kalimin e këtij ligji. Ndërsa deputeti, Afrim Gashi, tha se partitë u morën vesh për diçka tjetër në janar, ndërsa tani po hartojnë diçka tjetër. Ndëkohë, i njëjti ligj tani do të dërgohet në seancë plenare për diskutim parë,  më pas do të shohim nëse do miratohet përfundimisht apo jo.

Article Logic
Execution time: 0.0034060478210449