INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Rikthimi i Eli Farës pas skandalit, menaxheri zbulon prapaskenat

Rikthimi i Eli Farës pas skandalit, menaxheri zbulon prapaskenat

Publikuar më: 13:08 14-10-2026

Rikthimi i Eli Farës në skenë pas publikimit të videove intime me kompozitorin Adi Hila ka ngjallur interes të madh, ndërsa fansat presin ta shohin sërish këngëtaren duke performuar para publikut.

Për këtë çështje foli edhe menaxheri Xhani Demika, i cili ishte i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Shqipëria Live”, me moderatoren Sidorela Gjoni. Ai zbuloi se bindja e këngëtares për të pranuar ftesën nuk ishte aspak e lehtë, pasi ajo kishte vështirësi për t'u rikthyer pas situatës së krijuar.

Sipas Demikës, kërkesat e shumta nga fansat dhe dëshira e tyre për ta parë sërish në skenë ndikuan në vendimin për të organizuar këtë performancë. Pas bisedave të shumta, ata arritën ta bindnin këngëtaren të pranonte ftesën për të performuar në një club.

Sidorela: Të gjithë po komentojnë rikthimin në skenë të Eli Farës, na zbulo diçka më shumë?

Xhani: Të jem i sinqertë, shumë njerëz na kanë shkruar dhe na pyetur se pse nuk marrim Elin, pse nuk ftojmë Elin. Na u desh shumë kohë që t’i mbushnim mendjen dhe t’a realizonim këtë koncert, sepse edhe ajo e kishte shumë të vështirë dhe shumë të pamundur që të dilte. Por pas shumë bisedimesh, ne arritëm që t’a bindnim që ajo të bënte performancën në club. Ka njerëz që e duan dhe me zor e presin. Jo çdo koment duhet të ndikojë në jetën tonë. Aq më tepër që është një artiste në karrierë, me zor e ka ngritur këtë karrierë. E pse duhet të ndalojë, se në fund të fundit është diçka shumë personale e saj, ajo vetë e di. Prandaj ne vendosëm që ta realizonim këtë koncert. Mund të jetë e vështirë për të.

I pyetur se si po e përjeton këngëtarja këtë periudhë dhe çfarë pret nga rikthimi i saj, menaxheri u shpreh se nuk i njeh nga afër të gjitha detajet e gjendjes së saj, por shpreson që gjithçka të shkojë sa më mirë. Ai theksoi gjithashtu se ftesa ishte menduar si një mënyrë për t'i treguar vlerësimin për karrierën e saj artistike.

Sidorela: Po thua se mund të jetë e vështirë për të, më trego pak si po e kalon?

Xhani: Nuk e di shumë me brendësi, por uroj të shkojë sa më mirë koncerti. Uroj të vij si artiste, ashtu siç ka ardhur gjithmonë për të performuar. Ne kishim kohë që kishim menduar për këtë natën e legjendave dhe shansi ishte që ne ta ftonim më shpejt për ti bërë respektin tonë si artiste.

Në fund, Demika komentoi edhe reagimet e shumta në rrjetet sociale, duke nënvizuar se secili është i lirë të ketë mendimin e tij. Megjithatë, ai dha mesazhin se ngjarjet personale nuk duhet të përcaktojnë të gjithë rrugëtimin e një personi dhe se jeta duhet të vazhdojë përpara.

Sidorela: Ke një mesazh për të gjithë komentuesit?

Xhani: Me thënë të drejtën nuk jam askushi që t’u jap mendim njerëzve. Secili ka mendimin e vet, secili ka opinionin e vet. Por unë di të them se jeta vazhdon dhe secili mban përgjegjësi për gjërat që ndodhin. Gjërat kalojnë, secili të ecë me kokën lart.