INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rikthimi i eksodit e ka dhe një të mirë, se po shtohen remitancat në Shqipëri[VIDEO]

Publikuar më: 13:23 25-03-2019

Rikthimi i fenomenit të eksodit të shqiptarëve ka dhe një të mirë. Ata kanë filluar të dërgojnë sërish para pranë familjeve të tyre që jetojnë në Shqipëri. Sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, remitancat apo siç njihen ndryshe paratë që dërgojnë emigrantët arritën në 670 milionë euro në vitin 2018, duke u rritur me 5.3% në krahasim me 2017.
Përllogaritet se ky është niveli më i lartë që nga viti 2012, teksa një vit më pas në 2013, prurjet e emigrantëve arritën në nivelin më të ulët që pas viteve ’90, duke zbritur në 545 milionë euro.
Por, pas vitit 2013, emigrantët filluan sjellin sërish para dhe në 2018-n është shunuar shifra rekord. Rritja në vlerë absolute ishte rreth 34 milionë euro, më e larta e gjashtë viteve të fundit.
Edhe të dhënat e Eurostat tregojnë se rritja e remitancave përkon me një rigjallërim të kërkesave për azil në vendet e BE-së nga shqiptarët. Në 2013-n kishte rreth 11 mijë kërkesa, për të kulmuar në 2016-n, me 69 mijë kërkesa.
Ndërsa vijojmë të mbajmë rekordin në botë për kërkesat për azil në raport me numrin e popullsisë. Në vitin 2018, për çdo 1.000 banorë nga Shqipëria aplikuan për azil 6.6 persona.

Article Logic
Execution time: 0.0019130706787109