Në nisje të sezonit të ri televiziv, Top Channel premtin risi dhe ndryshime të shumta
Sipas zërave që qarkullojnë në media spektaklit të humorit “Portokalli” do t’i rikthehet një emër i njohur, themeluesi i këtij spektakli. Llakaj do të rikthehet në Top me disa nga emrat më të njohur të humorit.
Aktori i humorit dhe moderatori i njohur Agron Llakaj pritet të rikthehet pas më shumë se një dekadë në Portokalli, duke mbajtur njëkohësisht dy role, atë të moderatorit dhe të regjisorit të spektaklit.
Rikthimi i Agron Llakajt në drejtimin e “Portokallisë” premton të sjellë surpriza për spektaklin e humorit.
Moderatorit Salsano Rrapi pas largimit nga “Portokalli”, si edhe të regjisorit Ilir Muhametaj, u është besuar një emision tjetër.
Megjithatë, largimi i Salsano Rrapit nga “Portokalli” nuk nënkupton largimin e tij nga Top Channel.
