INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthen reshjet, përmbyten disa rrugë në Tiranë [VIDEO/FOTO]

Rikthen reshjet, përmbyten disa rrugë në Tiranë [VIDEO/FOTO]

Publikuar më: 16:02 29-08-2017

Ditët e verës mesa duket iu ka ardhur fundi duke ia lënë vendin reshjeve të dendurave të shiut.

Ditën e sotme një pjesë e vendit dhe kryeqyteti është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut duke sjell dhe përmbytje të rrugëve në disa zona.

Policia Rrugore porosit të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit sidomos në qytetin e Tiranës.

“Kushtet e këqija të motit kanë vështirësuar rrjedhshmërinë e trafikut ndaj duhet kujdes i shtuar gjatë drejtimit të mjetit sidomos kujdes kërkohet për segmentin Tiranë-Durrës”- thuhet në reagimin e policisë.

Meteorologët shpjegojnë se dhe pasditja do vijojë nën ndikimin e kthjellimeve në Veri – Qendër por kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë zonat Jugore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 2 – 3°C duke bërë që maksimumi në rang vendi të ngjitet në 32°C

 

shiii.jpg

permbbb.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038120746612549