INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehet Vali Corleone: ''Unë kontrolloj qeverinë e Kosovës, Donald Trump miku im i ngushtë''

Rikthehet Vali Corleone: ''Unë kontrolloj qeverinë e Kosovës, Donald Trump miku im i ngushtë''

Publikuar më: 21:18 23-06-2019

Pas një zhdukje 1 vjeçare Vali Corleone një nga personazhet më të njohur në Kosovë është rikthyer me deklaratat e tij që shkaktojnë gjithnjë lajm. Ai ka qenë pjesë e emisionit n’Kosovë Show ku ka folur gjerë e gjatë së fundmi për jetën e tij, miqtë dhe influencën në botë.

I pyetur për shumë çështje, gjilanasi ka pohuar, ndër të tjera, se e ka nën kontroll botën me lidhjet dhe miqtë e shumtë që ka. .

Vali Corleone gjithashtu ka komentuar edhe taksën që Kosova ka vendosur ndaj produkteve serbe me 100%. Vali u shpreh se vendosja e taksës ndaj mallrave nga Serbia ka qenë propozim i tij.

“Taksën me Serbinë e vendosa unë, ishte propozim i imi dhe normal që Qeveria e Kosoves e votoi”, ka pohuar ai.

Vali po ashtu ka thënë se ka raporte të mira me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe me shumë emra të njohur të botës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035510063171387